Rinis transporti publik në Urumqi
2022-11-28 12:32:31

Foto: VCG

Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, prej së hënës do të rinisë gradualisht transportin publik, duke përfshirë hekurudhat, aviacionin civil, taksitë dhe autobusët, njoftuan autoritetet e qytetit në një konferencë shtypi të dielën, citon “China Daily”.

Shtabi lokal i parandalimit dhe kontrollit të Covid-19 mori vendimin bazuar në zhvillimet më të fundit të epidemisë, u tha në konferencën e shtypit.

Prej së hënës, qyteti gjithashtu do të rifillojë funksionimin e aktiviteteve që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve si supermarkete, farmaci, restorante dhe banka në zonat e identifikuara si me rrezik të ulët të shpërthimit të Covid. (Fatosi)