Sulmi në Poloni, “Associated Pres” shkarkon reporterin për një gabim “të tmerrshëm”
2022-11-28 12:39:50

Foto: VCG

“Associated Press” shkarkoi një reporter të sigurisë kombëtare këtë javë për një gabim “të tmerrshëm” në një artikull në lidhje me një sulm vdekjeprurës raketash në Poloni në fillim të këtij muaji, shkruan “Xinhua”.

James LaPorta u shkarkua pasi u konsiderua përgjegjës kryesor për një buletin lajmesh të 15 nëntorit që gabimisht thoshte se raketat ruse kishin kryer sulmin që vrau dy persona në Poloni.

Buletini u tërhoq më vonë dhe në një korrigjim të publikuar në internet, “AP” shkroi se raportimet e mëvonshme treguan se raketat ishin me shumë gjasa të lëshuara nga Ukraina për qëllime të mbrojtjes. (Fatosi)