Kina, 1.6 trilionë juanë zbritje tatimore për kompanitë e eksportit
2022-11-28 13:08:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet tatimore kineze kanë përshpejtuar procesin e zbritje së taksave të eksportit këtë vit në mbështetje të rritjes së qëndrueshme të tregtisë së jashtme, raportoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) të dielën.

Vlera e rimbursimeve dhe përjashtimeve nga taksat e eksportit në Kinë arriti në 1.64 trilion juanë (228.67 miliardë dollarë) nga 1 janari deri më 10 nëntorin e sivjetshëm, 14.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat nga Administrata Shtetërore e Tatimeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Procedura e zbritjes së taksave të eksportit është optimizuar vazhdimisht, duke mundësuar që të gjitha aplikimet përkatëse të trajtohen në internet që nga fillimi i vitit.

Për më tepër, koha e përpunimit gjithashtu është shkurtuar ndjeshëm. Që nga fillimi i këtij viti, koha mesatare për përpunimin e rimbursimeve normale të taksave të eksportit është ulur në gjashtë ditë pune. Koha e përpunimit për kompanitë me të dhëna të mira tatimore është pakësuar në brenda tre ditësh pune.

Eksportet e mallrave kineze u shtuan 13 për qind nga janari në tetor në krahasim me dhjetë muajt e parë të vjetshëm, duke arritur në 19.71 trilionë juanë, treguan të dhënat e doganave.