Shpallen rezultatet e zgjedhjeve lokale në Tajvan
2022-11-28 12:34:11

Foto: VCG

Tajvani mbajti zgjedhjet lokale të shtunën, njofton “Xinhua”.

Midis 21 posteve të zgjedhura të qarkut dhe qytetit, partia Kuomintang fitoi 13 vende, Partia Progresive Demokratike fitoi pesë, Partia Popullore e Tajvanit fitoi një ndërsa dy të tjerët shkuan te kandidatët e pavarur, sipas autoritetit të çështjeve zgjedhore të ishullit. Zgjedhjet për kryebashkiakun e qytetit Chiayi u shtynë.

Në votime u zgjodhën gjithashtu këshilltarët e qarqeve dhe bashkive, si dhe drejtuesit e bashkive dhe fshatrave. (Fatosi)