Fitimet industriale të Kinës ulen, por struktura përmirësohet
2022-11-28 18:48:32

Punëtorë në linjën e prodhimit të makinave me energji të re në një uzinë të kompanisë kineze “Chery” në Wuhu të provincës Anhui të Kinës Lindore, 12 tetor 2022. (Xinhua/Zhou Mu)

Fitimet industriale të Kinës u ulën prej faktorëve të shumtë, por struktura e fitimeve të biznesit vazhdon të ketë përmirësim, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS) të dielën.

Fitimet e firmave më të mëdha industriale me të ardhura vjetore kryesore prej së paku 20 milionë juanësh (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë) u ulën 3 për qind në 10 muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 6.98 trilionë juanë, treguan të dhënat e NBS-së.

Të ardhurat e këtyre firmave ruajtën rritjen gjatë kësaj periudhe, duke u shtuar 7.6 për qind krahasuar me janar-tetorin e vitit të kaluar dhe duke arritur në 111.78 trilionë juanë.

Gjithsej 19 nga 41 industritë kryesore patën rritje të fitimeve në periudhën janar-tetor, sipas NBS-së.

foto nga VCG

Selia e Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës / foto nga VCG

Statisticieni i lartë i NBS-së Zhu Hong tha se ulja e ritmeve të rritjes së të ardhurave dhe  fitimeve të firmave industriale ka ardhur prej faktorëve të shumtë, duke përfshirë rastet e përhapura dhe në rritje të COVID-19 brenda vendit dhe kthimin e rritjes të treguesit të çmimeve të prodhimit.

Me gjithë rënien e përgjithshme të fitimeve, struktura e fitimeve të biznesit e firmave industriale vazhdoi të optimizohet, me disa kompani në nivelin e mesën dhe të poshtëm të zinxhirit industrial që patë rritje të dukshme të marxheve të fitimit, tha Zhu.

Nga janari në tetor, fitimet e industrisë së prodhimit të pajisjeve u rritën 3.2 për qind, duke u mëkëmbur për të gjashtin muaj me radhë.

Zhu Hong theksoi po ashtu rritjen e fitimit prej 0.8 për qind në sektorin e prodhimit të makinave.

foto nga VCG

Centrali i prodhimit të energjisë me erë në qytetin Lianyungang të Kinës Lindore/ foto nga VCG

Sipas tij, industria e prodhimit të energjisë elektrike nxiti rritjen më të madhe të fitimeve industriale. Ky sektor raportoi një rritje të fitimeve prej 28.1 për qind nga janari në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke e ngritur rritjen e përgjithshme me një pikë përqindjeje.

Me gjithë sinjalet pozitive, Zhu paralajmëroi edhe kundër sfidave, duke përfshirë ringjalljen e rasteve të COVID-19 brenda vendit dhe rreziqet e një recesioni të ekonomisë botërore. (Artan)