Kapaciteti i energjisë së rinovueshme të Kinës vazhdon të zgjerohet
2022-11-28 10:48:42

Foto: VCG

Kapaciteti i instaluar i Kinës për energjinë e rinovueshme ka mbajtur vrullin e rritjes që nga fillimi i këtij viti në mes të ndjekjes së vendit për zhvillimin e gjelbër, njofton “Xinhua”.

Deri në fund të tetorit, kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti në rreth 2.5 miliardë kilovat, duke u rritur 8.3 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë.

Konkretisht, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës u rrit 16.6 për qind nga një vit më parë në 350 milionë kilovat, ndërsa ai i energjisë diellore arriti në 360 milionë kilovat, një rritje vjetore prej 29.2 për qind.

Vendi ka rritur investimin e tij për energjinë e rinovueshme këtë vit, me ndërtimin e objekteve të energjisë së erës në shkallë të gjerë dhe bazave fotovoltaike të përshpejtuara, veçanërisht në zonat e shkretëtirës.

Në 10 muajt e parë, investimi total i kompanive të mëdha të prodhimit të energjisë në Kinë në energjinë diellore u rrit me 326.7 për qind nga viti në vit në 157.4 miliardë juanë (rreth 22 miliardë dollarë amerikanë). (Fatosi)