Ukraina mban një takim ndërkombëtar për sigurinë ushqimore
2022-11-28 12:17:05

Foto: VCG

Një takim ndërkombëtar për sigurinë ushqimore në kuadër të programit “Gruri nga Ukraina” u mbajt në Kiev të shtunën, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial, citon “Xinhua”.

“Sipas programit “Gruri nga Ukraina”, deri në fund të pranverës së ardhshme, ne planifikojmë të dërgojmë të paktën 60 anije nga portet tona, të paktën 10 në muaj, në vendet në rrezik nga uria dhe thatësira”,- tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, programi synon të shpëtojë të paktën 5 milionë njerëz nga uria.

Programi Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi, i ndërmjetësuar nga OKB, u njoftua nga Zelensky gjatë fjalimit të tij virtual në Samitin e G20-s në fillim të këtij muaji. (Fatosi)