Zelensky kritikon Klitschko për reagimin ndaj ndihmës për qytetarët në Kiev
2022-11-28 10:54:00

Foto: VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kritikoi kryebashkiakun e Kievit për atë që ai tha se ishte një punë e dobët duke ngritur strehimore emergjente për të ndihmuar ata që nuk kanë energji dhe ngrohje pas sulmeve ruse, njofton “CGTN”.

Në vazhdën e sulmeve kundër sistemit të gjenerimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura “qendra të pathyeshme”, ku njerëzit mund të kenë akses për ngrohje, ujin, internetin dhe telefoninë celulare.

Presidenti Zelenskyy tha gjatë një fjalimi se kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë sa duhet për të ndihmuar.

“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë”,- tha Zelenskyy, duke theksuar se niveli i shërbimeve të disponueshme në shumë qendra të Kievit nuk ishte mjaftueshëm i mirë.

“Ju lutemi kushtoni vëmendje! Populli i Kievit ka nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20-30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryetarit”,- tha presidenti Zelenskyy. (Fatosi)