Hapet linja e parë ajrore krejtësisht për mallra në aeroportin e parë të mallrave të Kinës
2022-11-28 19:03:07

Foto e bërë më 27 nëntor 2022 që tregon një aeroplan mallrash nga Shenzhen-i duke u shkarkuar në aeroportin “Huahu” në Ezhou të provincës Hubei të Kinës Qendrore/ foto nga Xinhua

Aeroporti i parë i qendrës profesionale të mallrave në qytetin Ezhou të provincës Hubei të Kinës Qendrore filloi të dielën fluturimet në linjën e vet të parë ajrore të mallrave, që lidh Ezhou-n me Shenzhen-in në provincën Guangdong të Kinës Jugore.

Aeroporti “Huahu” i Ezhou-t është gjithashtu aeroporti i parë i qendrës profesionale të mallrave në Azi dhe i katërti i llojit të vet në botë. Që kur nisi nga funksionimi më 17 korrik, ky aeroport ka hapur shumë linja udhëtarësh që lidhin Ezhou-n me qytete e tjera të Kinës, si Pekini, Shangai dhe Xiamen-i.

Foto e bërë më 27 nëntor 2022 që tregon një aeroplan mallrash nga Shenzhen-i duke u shkarkuar në aeroportin “Huahu” në Ezhou të provincës Hubei të Kinës Qendrore/ foto nga Xinhua

Sipas aeroportit, në linjën ajrore të mallrave fluturojnë aeroplanë mallrash “Boeing 737”, që transportojnë postën e shpejtë. Kjo linjë mbulon Wuhan-in, Ezhou-n, Huangshi-në dhe Huanggang-un në provincën Hubei.

Autoritetet e aeroportit thanë se do të hapin së shpejti edhe një linjë mallrash që lidh Ezhou-n dhe Shangain.

Vëllimi vjetor i mallrave dhe i postës i aeroportit pritet të arrijë 3.3 milionë tonë deri më 2030, ndërsa numri vjetor i udhëtarëve 1.5 milion. (Artan)

Foto e bërë më 27 nëntor 2022 që tregon një aeroplan mallrash nga Shenzhen-i duke u shkarkuar në aeroportin “Huahu” në Ezhou të provincës Hubei të Kinës Qendrore/ foto nga Xinhua