Pekini do të miratojë rregullore për të forcuar ekonominë digjitale
2022-11-27 13:18:43

nga VCG

nga VCG

Pekini pritet të miratojë një sërë rregulloresh për të mbrojtur zhvillimin e ekonomisë digjitale nga 1 janari 2023, sipas autoriteteve lokale.

Rregullat, të miratuara në një mbledhje të legjislaturës bashkiake, do të theksojnë rritjen e ndërtimit të infrastrukturës së ekonomisë digjitale, forcimit të kërkimit bazë, trajtimit të vështirësive thelbësore me teknologjinë dhe përshpejtimit të transformimit dhe përmirësimit të digjitalizimit industrial, tha Wang Lei, nënkryetari i Zyrës Komunale të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Në tre tremujorët e parë të vitit, vlera e shtuar e ekonomisë digjitale të Pekinit arriti në 1.28 trilionë juanë (rreth 179.4 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 3.9 për qind në baza vjetore. Ai përbënte afërsisht 42.7 për qind të vlerës totale të prodhimit të qytetit.

Sipas Wang, do të bëhen përpjekje për të kultivuar sektorët kryesorë të ekonomisë digjitale, duke përfshirë çipat e nivelit të lartë, softuerin industrial, inteligjencën artificiale, të dhënat e mëdha dhe “cloud computing”. Ai theksoi se rregullat do të mbështesin gjithashtu zhvillimin e internetit në fusha të tilla si financa, kujdesi mjekësor dhe arsimi. (Irma)

nga VCG

nga VCG