Kina nis zbatimin e planit të pensioneve private
2022-11-27 13:33:49

nga VCG

nga VCG

Kina njoftoi zbatimin e planit të saj të pensioneve private për të plotësuar mekanizmin e sigurimit të pleqërisë në vend.

Sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, plani i pensioneve i mbështetur nga qeveria, vullnetar dhe i orientuar nga tregu, është i hapur për qytetarët e kualifikuar në 36 qytete dhe rajone pilot, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Guangzhou, Xi'an dhe Chengdu, raporton “Xinhua”.

Aplikantët mund të hapin llogaritë e tyre individuale të pensioneve, të cilat mund të mbledhin deri në 12.000 juanë (rreth 1,682,11 dollarë amerikanë) çdo vit dhe të gëzojnë stimuj tatimorë. Llogaria do të përdoret posaçërisht për blerjen e produkteve të caktuara financiare për pleqërinë.

Kina ka një mekanizëm sigurimi me tre shtylla për pleqërinë, që mbulon sigurimin bazë kombëtar të pleqërisë, ndërmarrjet dhe anuitetet profesionale, si dhe produktet financiare komerciale të pleqërisë dhe planin privat të pensioneve. (Irma)