Eksperti: Kina pati rimëkëmbje në formë V-je
2022-11-27 12:52:32

Ekonomia e Kinës ka pasur një rimëkëmbje në formë V-je këtë vit, duke treguar rezistencë të fortë dhe kapacitete të rezistencës ndaj rrezikut, raportoi “China Economic Net”, duke cituar ekonomistin e njohur Yao Jingyuan, përcjell “China Daily”.

Yao, ish-kryeekonomist në Zyrën Kombëtare të Statistikave, e bëri deklaratën gjatë Samitit të tretë të Menaxhimit të Kapitalit të Kinës, të mbajtur në qytetin Nanping, në provincën Fujian.

Sipas tij, falë zinxhirëve të shëndoshë industriale dhe të furnizimit, që nga fillimi i këtij viti, eksportet kanë dhënë një kontribut të madh në rritjen ekonomike të Kinës. Ai theksoi se edhe investimet në infrastrukturë shënuan rritje për gjashtë muaj rresht.

Kontrolli makroekonomik dhe masat nga qeveria qendrore janë provuar shkencore dhe efikase, shtoi Yao.

Me temën “Modeli i ri, menaxhimi i kapitalit të madh, ekonomia e gjelbër”, samiti u fokusua në zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të menaxhimit të kapitalit dhe eksploroi teori, drejtime dhe rrugë të reja për reformën dhe inovacionin e gjelbër financiar. (Irma)