Kina dhe Tajlanda nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për tregtinë elektronike
2022-11-27 10:56:58

nga VCG

nga VCG

Kina dhe Tajlanda kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në tregtinë elektronike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë.

Dokumenti u nënshkrua nga Wang Wentao, ministri kinez i Tregtisë, dhe Jurin Laksanawisit, zëvendëskryeministër dhe ministri tajlandez i Tregtisë.

Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, palët do të krijojnë një mekanizëm bashkëpunimi në tregtinë elektronike dhe do të promovojnë tregtinë e produkteve me cilësi të lartë ndërmjet tyre, bën të ditur “Xinhua”.

Ata gjithashtu do të forcojnë bashkëpunimin në logjistikë, shpërndarje, pagesa elektronike dhe më shumë, do të kryejnë bashkëpunim në kërkime të përbashkëta dhe ndërtimin e kapaciteteve, do të krijojnë një mjedis të mirë për zhvillimin e tregtisë elektronike në të dy vendet dhe do të zgjerojnë më tej kanalet e reja për ekonominë dypalëshe dhe bashkëpunimin tregtar.

Deri më tani, Kina ka krijuar një mekanizëm bashkëpunimi dypalësh të tregtisë elektronike me 27 vende, përfshirë Tajlandën, për të kryer së bashku bashkëpunim praktik në fusha të tilla si komunikimi i politikave, koordinimi industrial, ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi në nivel lokal. (Irma)