Institucionet financiare kineze dhe të huaja bëjnë thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar
2022-11-27 10:40:55

nga VCG

nga VCG

Pjesëmarrësit e një forumi financiar nga institucionet financiare kineze dhe të huaja theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për të adresuar sfidat me të cilat përballet zhvillimi ekonomik global.

“Zhvillimi dhe bashkëpunimi janë çelësi për zgjidhjen e problemeve globale. Kapitali financiar dhe investimet ndërkombëtare po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike globale dhe bashkëpunimi midis institucioneve vendase dhe të huaja do të ofrojë mundësi të reja për botën në të ardhmen”,- tha Peng Chun, president dhe drejtori ekzekutiv i “China Investment Corporation”, në Konferencën Vjetore të Forumit “Financial Street 2022”, që u zhvillua në Pekin, raporton “China Daily”.

Pjesëmarrësit përshëndetën potencialin në rritje të tregut të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP). Chartsiri Sophonpanich, president i “Bangkok Bank”, tha se RCEP ka lehtësuar bashkëpunimin midis anëtarëve të tij dhe ka ofruar një platformë të re komunikimi mes vendeve aziatike dhe një partneritet i tillë ekonomik do të sjellë burime pozitive për të gjithë anëtarët.

Sipas “SMC (China) Co Ltd”, një degë tërësisht në pronësi të prodhuesit japonez të komponentëve pneumatikë “SMC Corporation” në Pekin, shumë nga mallrat e saj të importit dhe eksportit janë me origjinë nga vendet anëtare të RCEP, duke përfshirë ato që kanë nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë për herë të parë me Kinën. Vlerësimet paraprake tregojnë se RCEP mund të ulë taksat me 30 milionë juanë (4.2 milionë dollarë) për kompaninë në vitin e parë të zbatimit të RCEP.

Pjesëmarrësit në forum shprehën besimin se bashkëpunimi ndërkombëtar do të sjellë stabilitet në mjedisin kompleks ndërkombëtar me inflacion të lartë dhe rreziqe financiare.

Bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të forcohet për të shtyrë globalizimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një zinxhir furnizimi më elastik, deklaroi Agustin Carstens, menaxher i përgjithshëm i Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare. (Irma)