Qendra Kulturore e Kinës në Tel Aviv feston 5-vjetorin e themelimit
2022-11-26 17:11:25

Qendra kulturore kineze ne Tel Aviv (Foto Youtube Globalink)

Qendra kulturore kineze ne Tel Aviv (Foto Youtube Globalink)

Në Qendrën Kulturore të Kinës në Tel Aviv, në Izrael, u organizua një koncert për të festuar 5-vjetorin e themelimit të saj.

Nën temën “Dashuri dhe miqësi”, në koncert performoi kuarteti i harqeve të udhëhequr nga violinisti kinez Liu Yang dhe pati solo në piano nga pianisti izraelit Einat Fabrikant dhe një adoleshent amator.

Duke kujtuar nëntë vitet që kaloi në Kinë, Fabrikant tha se i bëri përshtypje populli kinez dhe muzikantët e talentuar kinezë.

“Kina ishte vendi më mikpritës për mua”, tha Fabrikant, i cili interpretoi në koncert pjesët e famshme kineze “Atdheu im” dhe “Lumi Liuyang”.

Gjatë pesë viteve të fundit, Qendra Kulturore e Kinës në Tel Aviv ka organizuar shumë ngjarje për të promovuar kulturën kineze dhe për të lehtësuar shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe Izraelit, tha Shi Yueëen, drejtor i qendrës.

Qendra, e inauguruar në nëntor 2017, organizon shpesh ngjarje duke përfshirë shfaqje artistike, ekspozita kulturore dhe seminare akademike për të ndihmuar izraelitët të kuptojnë më mirë kulturën kineze. (Irma)