Miqtë e vërtetë thellojnë marrëdhënien e veçantë miqësore në epokën e re
2022-11-26 18:41:29

"Në situatën e re, të dy palët duhet të forcojnë bashkërendimin strategjik për të ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta për Kinën dhe Kubën." Kështu u shpreh kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping gjatë bisedimeve me kryetarin e shtetit të Kubës, Miguel Díaz-Canel Bermúdez, i cili kreu një vizitë shtetërore në Kinë. Të dy palët ranë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy partive dhe dy vendeve, duke vazhduar të thellojnë marrëdhëniet e veçanta miqësore mes Kinës dhe Kubës në epokën e re.

Komuniteti me fate të përbashkëta mes Kinës dhe Kubës është komuniteti i parë i së ardhmes së përbashkët të formuar nga Kina me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve. Kuba është edhe vendi i parë në hemisferën perëndimore që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Miguel Díaz-Canel Bermúdez është gjithashtu edhe kreu i parë i një shteti nga vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve që viziton Kinën pas Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze.
Gjatë bisedimeve, kryetari i shtetit Xi Jinping prezantoi arritjet e rëndësishme të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së.  Ndërsa Miguel Díaz-Canel Bermúdez theksoi se Kuba do të mësojë nga shembulli i Kinës për të përballuar në mënyrë krijuese sfidat dhe për të realizuar qëllimin e ndërtimit të socializimit.
Aktualisht Kina është partneri më i madh tregtar i Kubës, ndërsa vetë Kuba është partneri i dytë tregtar i Kinës mes vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Në vitin 2021, vëllimi tregtar dypalësh mes Kinës dhe Kubës u shtua me 7.2 për qind. Në 3 tremujorët e parë të këtij viti, vlera e mallrave të importit të Kinës nga Kuba u shtua me 18.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.(Xu Guang)