Kina nxjerr standarde të reja kombëtare për sigurinë e kontejnerëve të ushqimit
2022-11-26 14:39:25

nga VCG

nga VCG

Mbikëqyrësi i tregut të Kinës ka nxjerrë tre standarde të reja kombëtare për sigurinë e kontejnerëve të ushqimit, për të rritur monitorimin e cilësisë së produkteve dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore.

Me materialet dhe teknikat e reja që përdoren në paketimin e ushqimit, standardet synojnë të rrisin kontrollin e cilësisë për kontejnerët metalikë dhe të mbushin boshllëkun e vlerësimit të cilësisë, bëri të ditur Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut, citon “Xinhua”.

Kina ka publikuar 23 standarde kombëtare për sigurinë ushqimore dhe produktet e lidhura këtë vit, sipas zyrtarit të administratës Wei Hong.

Në konferencën e thirrur nga Administrata u publikuan gjithashtu edhe një sërë standardesh kombëtare që mbulojnë ushqimin, mallrat e konsumit, produktet industriale, sigurinë në punë dhe tregtinë elektronike ndërkufitare. (Irma)