Shangai synon të arrijë 500 miliardë juanë prodhim të industrive deri në vitin 2030
2022-11-25 16:09:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shangai synon të arrijë një prodhim prej rreth 500 miliardë juanë (rreth 70.14 miliardë dollarë amerikanë) për industritë e tij të ardhshme deri në vitin 2030, bënë të ditur autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Wu Jincheng, drejtor i Komisionit Komunal të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Shangai, tha se qyteti do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së ardhshme të shëndetit, inteligjencës, energjisë, hapësirës dhe materialeve, duke marrë parasysh ndryshimet globale teknologjike dhe industriale dhe avantazhet e Shangait në inovacionin industrial dhe zhvillimin.

Autoritetet publikuan gjithashtu një plan veprimi për promovimin e industrive të ardhshme, i cili propozoi ndërtimin e pesë grupimeve industriale të ardhshme.

Në fushën e energjisë së hidrogjenit, është planifikuar të ndërtohen rreth 70 stacione karburanti me hidrogjen dhe tre deri në pesë platforma inovative për kërkimin dhe zhvillimin deri në vitin 2025. Numri i automjeteve me hidrogjen synon të kalojë shifrën 10.000 dhe shkalla industriale e zinxhirit të industrisë së energjisë së hidrogjenit pritet të tejkalojë 100 miliardë juanë, thuhet në planin e veprimit. (Irma)