FMN-ja përshëndet nismat e Kinës për mbështetjen e sektorit të ndërtimit
2022-11-25 18:04:31

foto/VCG: Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Uashington, ShBA,

foto/VCG: Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Uashington, ShBA,

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përshëndeti të mërkurën nismat e fundit mbështetëse të autoriteteve kineze për sektorin e ndërtimit, duke përfshirë një program kreditimi për të ndihmuar në përfundimin e banesave të papërfunduara dhe për të lejuar shtyrjen e pagesës së kredive me probleme.

"Duke u mbështetur në këto përpjekje, janë të nevojshme mekanizma shtesë të fortë e të mirëfinancuar për përfundimin e projekteve të pambaruara me probleme dhe për mbrojtjen e parapaguesve nga rreziku i mospërfundimit të ndërtimit, ndërsa masat e shtyrjes së pagesës së kredive duhet të hiqen gradualisht," tha Gita Gopinath, zëvendësdrejtorja e parë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Këto masa do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të blerësve të shtëpive dhe do të lehtësojnë ristrukturimin bazuar në treg," tha ajo, duke shtuar se, në një periudhë afatmesme, reformat strukturore në këtë sektor dhe modelet e reja të kursimit mund të ndihmojnë transformimin e tregut në një madhësi më të qëndrueshme.

FMN-ja përsëriti gjithashtu thirrjen për reforma të bazuara më shumë te tregu në Kinë, duke përfshirë sigurimin e "asnjanësisë konkurruese" ndërmjet firmave private e atyre shtetërore. (Artan)