Rihapet parku tematik “Shanghai Disneyland”
2022-11-25 16:49:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rihapet parku tematik “Shanghai Disneyland” dhe biletat u vunë në dispozicion për blerje duke filluar nga e enjtja, sipas një njoftimi zyrtar.

Rihapja është me kapacitet të kontrolluar. Disa vende, shfaqje, mensa dhe dyqane do të jenë të mbyllura përkohësisht ose të funksionojnë me kapacitet të reduktuar, bën të ditur “Xinhua”.

Vizitorët mund të kontrollojnë të gjitha informacionet në aplikacionin zyrtar të “Shanghai Disney Resort”.

Të gjithë vizitorët duhet të ndjekin rreptësisht masat e kontrollit të Covid-19, duke përfshirë prezantimin e kodeve të tyre të gjelbërta QR të shëndetit të Shangait, matjen e temperaturave, mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e një distance të sigurt, njoftoi “Shanghai Disney Resort”.

Vizitorëve në “Shangai Disneyland” u kërkohet të paraqesin rezultate negative të testit të acidit nukleik brenda 48 orëve të mëparshme, ndërsa ata që vizitojnë pjesë të tjera të resortit duhet të paraqesin rezultate negative të testit brenda 72 orëve të mëparshme.

“Shanghai Disney Resort” u mbyll përkohësisht më 31 tetor 2022 për shkak të nevojave të kontrollit të Covid-19. Më 17 nëntor u rihapën “Disneytown”, “Wishing Star Park” dhe hotelet me temë. (Irma)