Foto nga VCG
“Sinopec”, kompania më e madhe e rafinimit të naftës në Kinë, ka zbuluar në pellgun e Sichuan-it në Kinën Jugperëndimore një fushë të re të gazit rreshpor, me një rezervë të provuar prej gati 146 miliardë metrash kubë.
Fusha e re e gazit rreshpor ndodhet në distriktin Qijiang të Chongqing-ut dhe kontenë Xishui të provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore, sipas kryetarit të “Sinopec”-ut Ma Yongsheng.
Zbulimi më i fundit tregon perspektivën e mirë të eksplorimit dhe zhvillimit të gazit të thellë rreshpor dhe pritet të ndihmojë më tej në sigurinë energjetike të Kinës, theksoi Ma.
Ai shtoi se, megjithatë, duke pasur parasysh thellësinë e madhe dhe trysninë komplekse të kores, është e vështirë të eksplorohet dhe të zhvillohet gazi rreshpor në atë zonë.
Gazi rreshpor është kryesisht metan dhe vlerësohet si një burim i ri i pastër energjie.