Festivali Ndërkombëtar i Arteve Rinore nis në Kinën lindore
2022-11-25 15:11:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Festivali i 15-të Ndërkombëtar i Arteve Rinore startoi në qytetin lindor kinez të Xiamen, me aktivitete të shumta shkëmbimi kulturor të mbajtura si në internet ashtu edhe me prani fizike, shkruan “Xinhua”.

Gjatë festivalit njëjavor, 20 trupa të nivelit të lartë të artit të përbërë nga më shumë se 200 artistë të rinj nga Kina, Brazili, India, Rusia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në dhjetëra aktivitete artistike, si shfaqje, ekspozita dhe forume.

Në kuadër të eventit, në Pekin, Shangai dhe Chengdu do të organizohen një sërë ekspozitash dhe shfaqjesh arti.

I inicuar në vitin 2008, Festivali Ndërkombëtar i Arteve Rinore në Kinë është aktiviteti i parë ndërkombëtar i shkëmbimit kulturor i orientuar drejt të rinjve, i udhëhequr nga qeveria kineze. Që atëherë, festivali ka tërhequr mijëra artistë të rinj nga e gjithë bota dhe është bërë një platformë për artistët e rinj për të shkëmbyer ide dhe për të rritur miqësinë. (Irma)