WWF bën thirrje për traktat global për t'i dhënë fund ndotjes nga plastika
2022-11-25 15:17:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Është një mundësi një herë në gjeneratë që komuniteti global të mblidhet dhe të bjerë dakord mbi rregullat dhe rregulloret që na duhen për të luftuar ndotjen plastike në nivel global”,- deklaroi Eirik Lindebjerg, menaxher i politikave globale të plastikës në Fondin Botëror për Natyrën (WWF). Ai bëri thirrje për një traktat global për t'i dhënë fund ndotjes nga plastike.

Një sondazh në internet, nga “WWF International and Plastic Free Foundation”, tregoi se nga më shumë se 20.000 të anketuar në 34 vende, mesatarisht 7 nga 10 mbështesin traktatin e parë ndonjëherë të plastikës për të krijuar rregulla detyruese që zbatohen për të gjitha vendet.

“Ekziston një vullnet i fortë nga qytetarët në të gjithë botën për të vendosur vërtet këto rregulla globale përmes këtij traktati”, tha Lindebjerg në një intervistë me video për “Xinhua”.

Komentet e Lindebjerg i paraprijnë sesionit të parë të Komitetit Ndërqeveritar Negociator për zhvillimin e një instrumenti ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar mbi ndotjen plastike, duke përfshirë mjedisin detar, që do të zhvillohet në Uruguaj nga 28 nëntor deri më 2 dhjetor.

Sipas WWF, negociatat për traktatin pritet të përfundojnë deri në vitin 2024 dhe Lindebjerg i kërkoi botës që të ketë një traktat efektiv për t'i dhënë fund ndotjes plastike deri në vitin 2025.

Megjithatë, WWF paralajmëroi në një deklaratë për shtyp se vetëm gjatë periudhës dyvjeçare të negociatave, sasia totale e ndotjes plastike në oqean pritet të rritet me 15 për qind. (Irma)