Sondazhi: Shumica e ekspertëve besojnë se ShBA-ja nuk duhet të zotohet për mbrojtjen e Tajvanit
2022-11-25 19:56:45

foto/VCG

foto/VCG

Sipas një sondazhi të publikuar në nëntor nga revista amerikane “Foreign Affairs” , shumica e ekspertëve nuk e mbështetin pikëpamjen se ShBA-ja duhet të zotohet zyrtarisht për të mbrojtur rajonin e Tajvanit të Kinës.

39 ndër 54 ekspertët e anketuar për të dhënë mendimin e tyre nëse ShBA-ja duhet të “bëjë publikisht, si politikë zyrtare, premtimin që do të përdorë forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin”, shprehën kundërshtimin e fortë ose kundërshtimin, dhe vetëm tetë ekspertë shprehën pranimin ose pranimin e fortë.

Shumica e pjesëmarrësve në sondazh shprehën arsyet për mendimin e tyre.

“Do të ishte e pamatur zbatimi i politikës së ‘qartësisë strategjike’”, tha profesori vizitues në Universitetin “Brown”, Lyle J. Goldstein, njëkohësisht drejtori për Angazhimin e Azisë në institutin e studimit të politikave “Prioritetet e Mbrojtjes”. “Në fakt, ky veprim mund të shkaktojë luftën që synon të parandalojë.”

Goldstein tha se “politikat më të mençura do të theksonin diplomacinë krijuese dhe do të ruanin premtimin e Uashingtonit mbi politikën e ‘Një Kinë’”.

foto/VCG

foto/VCG

Ndërsa Stephen Wertheim nga Programi i Artit të Qeverisjes “Carnegie” u shpreh se “aktualisht nuk është sigurt” që Kina do të kërkojë ribashkimin kombëtar me forcë, “me gjithë pretendimet e vagullta dhe pa burim referimi prej disa njerëzve në Uashington që nuk janë ekspertë mbi Kinën.”

 Pekini publikoi një libër të bardhë në gusht mbi çështjen e Tajvanit dhe ribashkimin e Kinës në epokën e re, në të cilin thuhet se ribashkimi paqësor dhe “Një vend, dy sisteme” janë parimet bazë të Kinës për të zgjidhur problemin e Tajvanit dhe mënyra më e përshtatshme për të realizuar ribashkimin kombëtar të Kinës.     (Fang Xiaoyu/Artan)

  “