Foto nga VCG
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendi është i gatshëm të zgjerojë furnizimin me fertilizues dhe të punojë me të gjithë partnerët në këtë fushë.
Ka barriera artificiale të krijuara nga disa vende për eksportin e plehrave ruse, të cilat po ndikojnë negativisht në tregjet globale, tha Putin gjatë një takimi me Dmitry Mazepin, kryetar i Komisionit për Prodhimin dhe Tregtimin e Plehrave minerale të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, citon “Xinhua”.
Më shumë se 400.000 tonë plehra të prodhuar nga disa firma ruse aktualisht janë të ndaluara në portet europiane për shkak të sanksioneve, i tha Mazepin Putinit.
“Kjo situatë është vërtet e vështirë. Të gjitha kompanitë po përballen me këtë problem. Ne u përpoqëm ta zgjidhim problemin, në mënyrë që plehrat, të cilat ishin të destinuara veçanërisht për tregjet në zhvillim, duke përfshirë vendet afrikane, të mund të shpërndaheshin”,- tha Mazepin.
Autoritetet ruse janë në kontakt me shefin e OKB-së Antonio Guterres dhe udhëheqësit e disa vendeve afrikane në përpjekje për të hequr pengesat, tha Putin. (Irma)