Indeksi zbulon qytetet kryesore të Kinës për zhvillim social
2022-11-24 14:11:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini renditet i pari në zhvillimin social midis qyteteve kineze, i ndjekur nga Shangai dhe Shenzhen, sipas një indeksi të zbuluar në Shangai të martën. 10 qytetet kryesore në indeks ishin Pekini, Shangai, Shenzhen, Guangzhou, Hangzhou, Chongqing, Nanjing, Wuhan, Chengdu dhe Tianjin.

Indeksi i Zhvillimit Social të qytetit në Kinë në Epokën e Re u publikua nga Instituti i Punës Sociale dhe Politikës Sociale në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës lindore. Kjo është hera e pestë që nga viti 2018 që universiteti publikon listën.

Këtë vit, sistemi i treguesve të zhvillimit social urban të indeksit përfshin shtatë tregues të nivelit të parë dhe 45 tregues të nivelit të dytë, duke vlerësuar 297 qytete kineze nga këndvështrime të shumta, bën të ditur “China Daily”.

Shtatë treguesit e nivelit të parë përfshijnë zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e jetesës së njerëzve, zhvillimin e popullsisë dhe potencialin social, qytetërimin ekologjik dhe qeverisjen mjedisore, qeverisjen sociale dhe shërbimet sociale, arsimin, kulturën dhe inovacionin teknologjik, shëndetin publik dhe sigurimet shoqërore dhe ndihmën sociale. (Elona)