Një numër i madh njerëzish janë prekur për një kohë të gjatë nga "simptomat e post-COVID-it"
2022-11-24 20:29:52

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, deri më 23 nëntor, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara arriti në 98 465 999, ndërsa i vdekjeve në 1 078 641, 903 prej të cilave brenda 24 orëve të fundit.

Në vendet europiane dhe në ShBA, një numër i madh njerëzish janë prekur për një kohë të gjatë nga "simptomat e post-COVID-it" pasi janë infektuar me koronavirusin e ri. OBSh-ja vlerëson se rreth 10 % deri në 20% e pacientëve me COVID-19 mund të vuajnë nga simptoma afatmesme deri në afatgjata si lodhja, vështirësia në frymëmarrje dhe dëmtimi i aftësive njohëse. Sipas Institutit “Brookings”, rreth një e treta e mungesës së fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara është shkaktuar nga pasojat e koronavirusit të ri. Epidemia nuk ka mbaruar ende dhe nuk mund të shpërfillet. (Zhan Dian/Artan)