Sondazhi: Afroamerikanët, mbështetje më të ulët për dërgimin e trupave jashtë vendit
2022-11-24 16:43:41

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas një sondazhi, vetëm 21 për qind e afroamerikanëve mbështet dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, shifër kjo tepër më e ulët se 38 për qind e përkrahjes së përgjithshme të amerikanëve për dërgimin e trupave në Ukrainë, thuhet në një artikull nga Instituti Kërkimor për Paqen Ndërkombëtare “Carnegie”. 

Sipas këtij artikulli, përqindja e ulët e mbështetjes nga afroamerikanët për dërgimin e trupave jashtë vendit është për shkak se disa veteranë afroamerikanë nuk kanë marrë përfitime ose kanë përjetuar dhunë raciale. Përveç kësaj, shumë afroamerikanë mendojnë se paratë e taksave duket të përdoren për çështjet e brendshme, jo në veprimtari ushtarake jashtë vendit, sidomos në sfondin kur afroamerikanët vuajnë shumë nga problemet ekonomiko-shoqërore, duke përfshirë pabarazinë e pasurisë, dhunën policore, pabarazinë raciale për sa i përket mjedisit të jetesës etj.