Turbina më e madhe në botë e erës detare del nga linja e prodhimit
2022-11-24 16:55:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turbina më e madhe në botë e energjisë së erës detare, me kapacitet 16 megavatë, doli nga linja e prodhimit në provincën Fujian të Kinës Juglindore të mërkurën, duke shënuar një gur të ri kilometrik në përparimin e pajisjeve të energjisë së erës detare në shkallë globale.

Turbina e erës detare, me rotorin me diametër më të madh në botë dhe kapacitetin më të madh prej 16 megavatësh, mund të përdoret gjerësisht në zonat detare ku shpejtësia e erës është e nivelit të mesëm ose të lartë.

Rotori ka një diametër 252 metra dhe mund të shfrytëzojë e erën e një zone prej rreth 50 000 metrash katrorë, baras me shtatë fusha futbolli së bashku.

Sipas kushteve të vlerësuara të punës, një njësi e vetme mund të prodhojë 34.2 kWh për çdo rrotullim dhe ka një prodhim mesatar vjetor prej më shumë se 66 milion kWh energji elektrike të pastër, e mjaftueshme për konsumin njëvjetor të 36 000 familjeve treanëtarëshe.