Kina nis një program online për të lidhur të diplomuarit me punëdhënësit
2022-11-24 13:57:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina nisi një program rekrutimi të martën për të ndihmuar në lidhjen e të diplomuarve me punëdhënësit përmes internetit.

Programi është i katërti i këtij lloji dhe është iniciuar nga Grupi Mediatik i Kinës, Ministria e Arsimit dhe pesë departamente të tjera.

Korporata Kombëtare e Industrisë së Makinerisë së Kinës, Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, “State Power Investment Corporation Ltd” dhe ndërmarrje të tjera pjesëmarrëse dhe institucione publike do të prezantojnë shfaqje të drejtpërdrejta të rekrutimit, sipas “China Daily”.

Gjithsej 3.51 milionë pozicione janë ofruar nga 41.558 sipërmarrje dhe institucione publike në tre programet e para, duke marrë rreth 16 milionë rezyme. (Elona)