Prodhimi i qymyrit në Shanxi u rrit me 7.9 për qind në janar-tetor
2022-11-24 13:52:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rajoni më i madh i prodhimit të qymyrit në Kinë, Shanxi, pa një rritje të qëndrueshme të prodhimit të qymyrit në 10 muajt e parë të vitit, ndërsa përpiqet të garantojë furnizimin me energji të vendit.

Në periudhën janar-tetor, ndërmarrjet kryesore të minierave të qymyrit në Shanxi prodhuan rreth 1.07 miliardë tonë qymyr të papërpunuar, 7.9 për qind më shumë nga viti në vit, citoi “Xinhua” Zyrën e Statistikave në Shanxi, duke shtuar se rritja e prodhimit erdhi pas zgjerimit të kapacitetit.

Ringjallja e Covid-19 në disa qytete të mëdha prodhuese të qymyrit në Shanxi që nga fundi i shtatorit nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm në prodhimin e qymyrit, sipas zyrës.

Si baza kryesore energjetike e Kinës, provinca Shanxi është çelësi për sigurinë energjetike të vendit.

Provinca ka planifikuar të rrisë prodhimin e saj të qymyrit me 107 milionë tonë, në 1.3 miliardë tonë këtë vit, sipas një qarkoreje të lëshuar nga zyra e përgjithshme e autoriteteve rajonale në qershor.

Vitin e kaluar, provinca nxori mbi 1.19 miliardë tonë qymyr, që përbën gati një të tretën e totalit të vendit. (Elona)