CMG-ja: Dhuna me armë zjarri është një “epidemi amerikane”
2022-11-23 21:35:33

Të martën, në një supermarket “Walmart” në qytetin Çespik të shtetit Virxhinia në ShBA, ndodhi një incident të shtënash me armë zjarri, që shkaktoi dhjetë të vdekur dhe shumë të plagosur. Vetëm tre ditë më parë, një incident i tillë në një pub në shtetin Kolorado mori jetën e pesë vetave dhe lëndoi 25 të tjerë. Ky është viti i tretë me radhë, kur numri i incidenteve të rënda me armë zjarri në ShBA arrin mbi 600.

Foto:CMG

Foto:CMG

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), megjithëse presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se kjo “epidemi” duhet të përfundojë, ngjarje të tilla të shtënash tregojnë se, përkundërazi, kjo “epidemi amerikane” është rënduar më tej, duke kërcënuar jetën e amerikanëve, duke dëmtuar gjendjen psikologjike të tyre dhe duke acaruar ndarjet shoqërore.

Foto:CMG

Foto:CMG

ShBA-ja ka 4.2% të popullsisë botërore, por zotëron 46 % të armëve të zjarrit civile në botë. Sipas të dhënave statistikore të publikuara në uebsajtin GVA, deri më 21 nëntor mbi 39 mijë amerikanë kanë humbur jetën në incidente sulmesh me armë zjarri këtë vit. Ndërsa, siç raportoi “U.S. News & World Report”, të paktën mbi gjysma e numrit vjetor të vetëvrasjeve në ShBA janë të lidhura me armët e zjarrit.