Yunnan dërgon drone në male për të inspektuar linjat e energjisë elektrike
2022-11-23 18:30:28

nga VCG

nga VCG

Provinca Yunnan e Kinës jugperëndimore ka vënë në punë dronët për të zëvendësuar njerëzit, në inspektimin e mundimshëm të linjave të transmetimit të energjisë prej 90.000 km, shumica e të cilave ndodhen në zona malore.  

Provinca kufitare malore ka përmirësuar rrjetet dhe ka zgjeruar furnizimin me energji për fshatrat e largëta në fushatën e fundit të uljes së varfërisë, por ajo ka vuajtur nga mungesa e punëtorëve për inspektimin e linjave të energjisë, shkruan “Xinhua”.  

“Për të inspektuar 100 km linja elektrike në Yunnan duhen 20 ditë për punëtorët, por vetëm katër ditë për një dron”,- tha Gerin Dingdru, anëtar i stafit të degës së Yunnan të Rrjetit të Energjisë Jugore të Kinës. Ai tha se dronët gjithashtu i kursyen punëtorët nga ngjitja në kullat e transmetimit, duke ulur rrezikun e rënies dhe goditjeve elektrike.  

Dronët fluturojnë automatikisht, duke pasur një efikasitet 5-10 herë më të lartë se misionet e fluturimit që kërkojnë operatorë njerëzorë, ndërsa kostoja është më shumë se përgjysmuar, tha Gerin Dingdru. Kjo e bën veçanërisht të përshtatshme për peizazhin dhe klimën komplekse të Yunnan-it.  

nga VCG

nga VCG

Meqenëse mbi 80 për qind e linjave të transmetimit të energjisë në Yunnan janë në male të larta dhe lugina të thella, kompania furnizuese e energjisë prezantoi inspektime me dron në vitin 2014, por plani nuk funksionoi nga mungesa e operatorëve kompetentë. Që nga viti 2017 është punuar me një sistem planifikimi të rrugës dhe një sistem pilotimi automatik, që bëjnë të mundur inspektimet automatike të dronëve.  

Kompania bëri të ditur se rreth 65 për qind e inspektimeve të linjave të energjisë elektrike në Yunnan tani kryhen nga dronët automatikë.  (Elona)