Kina thekson përgjigjen e saktë shkencore ndaj Covid-19
2022-11-23 18:24:58

nga VCG

nga VCG

Një zyrtar kinez i shëndetësisë paralajmëroi të martën kundër çdo ngadalësimi në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe theksoi përgjigjen e bazuar në shkencë ndaj Covid-19.

Mi Feng, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, tha se Kina përballet me një situatë të rëndë dhe komplekse të Covid 19, me një përhapje më të gjerë dhe më shumë zinxhirë transmetimi të virusi, citon “Xinhua”.

Si përgjigje, autoritetet shëndetësore kanë dërguar grupe pune për të udhëhequr qeveritë lokale në zbatimin e plotë të 20 masave të lëshuara së fundmi për optimizimin e përgjigjes së Kinës ndaj Covid-19, sipas Hu Xiang, një zyrtar nga administrata kombëtare e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve.

Hu bëri thirrje për masa më të vendosura dhe vendimtare për të vënë nën kontroll përhapjen e fundit të Covid 19 sa më shpejt të jetë e mundur. (Elona)

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG