Mbahet forumi që promovon lidhjet midis Shenzhen të Kinës dhe rajoneve gjermanishtfolëse
2022-11-23 17:55:46

Një forum tregtie dhe biznesi i mbajtur të hënën synoi promovimin e lidhjeve më të ngushta të biznesit midis qendrës së teknologjisë kineze Shenzhen dhe rajonit gjermanishtfolës DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër).

Me temën “Inovacioni dhe frymëzimi: ndërtimi i urave midis zonës DACH dhe Shenzhen”, forumi tërhoqi rreth 100 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, sipërmarrës dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit, bën të ditur “Xinhua”.

Yuan Xiaofang, nga zyra komunale e tregtisë në Shenzhen, tha në një fjalim video se fuqia e rajonit DACH në sektorë të tillë si automatizimi, makineritë dhe prodhimi i nivelit të lartë është në përputhje me planin e Shenzhen për ndërtimin e një industrie të përparuar prodhuese.

Yuan tha se shpresonte që të dyja palët të mund të arrijnë një bashkëpunim më praktik dhe të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e industrive të tyre, duke shtuar se Shenzhen do të vazhdojë të përmirësojë mjedisin e tij të biznesit për investime globale. (Elona)