Moti i keq/Komiteti i Mbrojtjes Civile, Peleshi: Në gatishmëri për menaxhimin e situatës
2022-11-22 09:33:33

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi (Foto Rtsh)

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi (Foto Rtsh)

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë Shqipërinë, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Përmes njoftimit zyrtar në “Facebook”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se me kryetarët e bashkive dhe prefektët e këtyre qarqeve u rakordua plani i masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës.

Ministri Peleshi tha se situata është në monitorim në çdo minutë dhe se Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.

Gjatë fundjavës, vendi u përfshi nga reshje shiu me intensitet të lartë, gjë që bëri që lumenj e përrenj të dilnin nga shtrati dhe të përmbytnin disa zona, kryesisht në veri të vendit. Fatkeqësisht një makinë në Malësinë e Madhe një makinë u mor nga rrjedha e ujit dhe për pasojë humbën jetën babë e bir. (Irma)