OECD-ja parashikon ngadalësimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike globale
2022-11-22 21:36:08

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi të martën raportin e fundit për perspektivën e ekonomisë globale.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas dokumentit, për shkak se tronditjet historike në shkallë të gjerë në sektorin energjetik, të shkaktuara nga konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, nxisin vazhdimisht presionet e inflacionit, dobësojnë fuqinë blerëse dhe shtojnë rreziqet globale, kjo organizatë parashikon se rritja ekonomike globale do të ngadalësohet më tej.

Në raport thuhet se në dy vjetët e ardhshëm, ekonomia globale do të jetë më e paekuilibruar dhe më e brishtë. Parashikohet se rritja e ekonomisë globale do të ulët më shumë sesa niveli i parashikuar para konfliktit Rusi-Ukrainë, me 3.1 % rritje në vitin 2022, 2.2% në vitin 2023 dhe 2.7% në vitin 2024.

Foto:VCG

Foto:VCG

Raporti parashikon gjithashtu se inflacioni i vendeve anëtare të kësaj organizate do të ruajë nivelin e lartë, duke i kaluar 9 % sivjet. Krahas hyrjes në fuqi të politikës më shtrënguese monetare, lehtësimit të presioneve nga kërkesat dhe çmimet e energjisë, normalizimit të vazhdueshëm të kostos së transportit dhe të dorëzimit të mallrave, inflacioni do të ulet përkatësisht në 6.6% dhe 5.1% në vitet 2023 dhe 2024.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OECD-së, Mathias Cormann, përfundimi i konfliktit dhe rivendosja e paqes është mënyra më efektive e përmirësimin e perspektivës së ekonomisë globale.(Zhang Yan/Artan)