“Twitter” rihap llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump
2022-11-21 10:46:41

Foto: VCG

Llogaria në “Twitter” e ish-presidentit amerikan Donald Trump u rihap të shtunën, pas mbylljes në janar 2021, njofton “Xinhua”.

Pronari i ri i “Twitter”, Elon Musk postoi një sondazh njëditor të premten, duke pyetur nëse Trump duhet të lejohet të kthehet në platformë. Mbi 15 milionë persona votuan, me 51.8 për qind që votuan pro dhe 48.2 për qind kundër.

“Njerëzit folën. Trump do të rikthehet”,- shkroi Musk në “Twitter”.

Ndalimi i Trump në “Twitter” ndodhi disa ditë pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, pasi mbështetësit e tij u përpoqën me dhunë të përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Javën e kaluar, Trump njoftoi një rikandidim për presidencën në vitin 2024. (Fatosi)