Kriza energjetike e bën jetën të vështirë për shumë njerëz në Evropë
2022-11-21 13:46:07
Foto: VCG
Kriza në Ukrainë ka bërë që çmimet e energjisë të rriten në Evropë, gjë që nga ana e saj ka rritur normat e inflacionit, njofton “Xinhua”.
Ndikimet e rënda ekonomike të krizës energjetike po ndihen në shumë sektorë ekonomikë në Evropë.
Vendet evropiane po ndërmarrin hapa për të përballuar rreziqet afatshkurtra nga ndikimet e lidhura me energjinë.
Shumë prej tyre po forcojnë kapacitetet e ruajtjes së gazit natyror dhe po ofrojnë lehtësim ekonomik për familjet me të ardhura të ulëta dhe industritë me energji intensive.
Por, analistët thonë se efektet e këtyre masave do të mbeten të kufizuara. (Fatosi)
Lajmet Kryesore