Memorandum mirëkuptimi mes institucioneve në Bangladesh, për bashkëpunim në arsimin profesional dhe gjuhën kineze
2022-11-21 13:57:18

Foto: VCG

Qendra Kineze e Universitetit të Azisë Jugore ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me një institut të Bangladeshit, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në arsimin profesional, gjuhën dhe kulturën kineze.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua midis Institutit “New Sun” të IT-së, një institut kombëtar fitues i çmimeve të pavarura dhe trajnimi, dhe Qendrës Kineze të Universitetit të Azisë Jugore, një universitet privat me bazë në Daka.

Sipas memorandumit, të dy institucionet janë të përkushtuara të punojnë krah për krah në kualifikimin e burimeve njerëzore, duke përfshirë trajnimin e aftësive të informacionit të teknologjisë dhe trajnimin në gjuhën kineze, shkruan “Xinhua”.

Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit u mbajt në Institutin “New Sun” në Savar, në periferi të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Md Lemunuzzaman, drejtor i Institutit, dhe këshilltari i Qendrës Kineze të Universitetit të Azisë Jugore, Mohammad Enayet Ullah, nënshkruan dokumentin në emër të palëve përkatëse.

Qendra Kineze e Universitetit të Azisë Jugore ka nisur tashmë kurset për gjuhën dhe kulturën kineze. Universiteti do të ofrojë një diplomë “bachelor” katërvjeçare për artet në Studime Kineze dhe do të mbajë evente kulturore.

Universiteti ka shkëmbim arsimor, memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunim aftësish me institucione të ndryshme profesionale dhe teknike kineze. (Fatosi)