Doza përforcuese krijon imunitet më të qëndrueshëm ndaj Covid-19
2022-11-21 11:11:39

Foto: ATSH

Autoritetet shëndetësore shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve të kryejnë vaksinimin për Covid-19 dhe gripin, njofton “ATSH”.

Përmes një videomesazhi bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, shpjegoi domosdoshmërinë e marrjes së dozave përforcuese të vaksinës për Covid-19.

“Vaksinimi me doza përforcuese rrit imunitetin ndaj Covid. Ajo krijon imunitet më të qëndrueshëm”,- tha Bino.

Rreth 170 mijë qytetarë, kryesisht të moshuar mbi 60 vjeç, gra shtatzëna dhe fëmijë janë vaksinuar deri tani me vaksinën kundër gripit.

Sipas autoriteteve shqiptare të shëndetësisë, janë aplikuar rreth 3 milionë doza vaksine anti-Covid. (Fatosi)