Raporti: Mbi 35.000 persona vdesin çdo vit nga rezistenca antimikrobike në Europë
2022-11-20 16:41:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 35,000 njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet rezistente antimikrobike (AMR) në Bashkimin Evropian (BE) / Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), sipas një raporti të publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i cili mbulon vitet 2016-2020, citon “Xinhua”.

Raporti tregon se ndikimi i AMR-së është i krahasueshëm me atë të gripit, tuberkulozit dhe HIV/AIDS-it të kombinuara.

Në përgjithësi, të dhënat më të fundit tregojnë rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve për pothuajse të gjitha bakteret, kombinimet e rezistencës ndaj antibiotikëve, veçanërisht në mjediset e kujdesit shëndetësor.

Raporti tregon gjithashtu se pavarësisht nga një rënie totale e konsumit të antimikrobikëve me 23 për qind në BE/ZEE midis 2012 dhe 2021, përdorimi i antibiotikëve me spektër të gjerë u rrit, veçanërisht në spitale.

“Ne shohim rritje shqetësuese të numrit të vdekjeve që i atribuohen infeksioneve me baktere rezistente ndaj antimikrobikeve, veçanërisht ato që janë rezistente ndaj trajtimit antimikrobik të linjës së fundit”,- tha drejtorësha e ECDC-së, Andrea Ammon.

Ajo kërkoi përpjekje të mëtejshme për të reduktuar përdorimin e panevojshëm antimikrobik, për të përmirësuar praktikat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, hartimin dhe zbatimin e programeve të kujdestarisë antimikrobiale dhe sigurimin e kapacitetit adekuat mikrobiologjik në nivel kombëtar. (Irma)