Samiti i G-20 dhe kontributi global i Kinës
2022-11-19 17:30:15

Grupi G-20 është një këshill, i cili mblidhet për të diskutuar çështjet kryesore me të cilat përballet ekonomia globale. Grupi G-20 përfaqëson më shumë se 80% të prodhimit të brendshëm ekonomik të botës, në rreth 60% të popullsisë dhe 75% të tregtisë globale. Samiti i G-20 këtë vit u mblodh në Indonezi dhe prioritet i diskutimit ishte mënyra se si vendet mund të bashkëpunojnë për ndërtimin e së ardhmes më të qëndrueshme. Presidenti Xi në takim ka nënvizuar që, “ne takohemi në një kohë ndryshimesh të rëndësishme të papara në një shekull,., pandemia e COVID-19 ende është prezente, ekonomia botërore po bëhet më e brishtë, mjedisi gjeopolitik mbetet i tensionuar, krizat e ushqimit dhe energjisë janë të ndërlikuara me njëra-tjetrën, dhe e gjithë kjo paraqet sfida të mëdha për zhvillimin tonë”. Samiti i këtij viti po diskuton temën e "rikuperimit të përbashkët dhe rikuperimit më të fortë". Mbledhja e G-20 do të ofronte një mundësi për fuqitë më të mëdha të botës që të lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe të përqendrohen në adresimin e sfidave të ngutshme globale të rreziqeve shëndetësore në vazhdim të pandemisëCOVID-19, të rrezikut të recesionit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Porti Longtan, qytet Nankin të Kinës Lindore 7 nëntor 2022(Foto:VCG)

Të gjitha vendet duhet të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19 dhe të rrisin aksesin në furnizimin e  vaksinave, të ilaçeve, të metodave diagnostikuese dhe të trajtimit në vendet në zhvillim, në mënyrë që të krijojnë një mjedis të shëndoshë për rimëkëmbjen ekonomike globale. Kontributi i Kinës është se së pari ka miratuar politika të rrepta të parandalimit dhe kontrollit për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Kontrolli efektiv i pandemisë kanë siguruar shëndetin publik dhe ka zvogëluar  presionin mbi reagimin e parandalimit dhe të pandemisë në botë. Politika zero-COVID e Kinës ka ndihmuar në zbutjen e përhapjes së virusit dhe vendi të jetë shumë i vaksinuar. Në rreth gati 86% të popullsisë raportohet të jetë e vaksinuar dhe të ketë një numër të ulët zyrtar të vdekjeve. Së dyti, në përgjigje të shpërthimit global të COVID-19, Kina ka reaguar me shpejtësi për të prodhuar dhe eksportuar vaksina, ventilatorë dhe furnizime mjekësore në të gjithë botën. Kina i ka konsideruar vaksinat si një produkt publik global. Kina jo vetëm që ka garantuar furnizimin e vetvetes, por gjithashtu i ka ofruar vendeve të ndryshme vaksina dhe materiale mjekësore për të ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë globale. Kina ka ndarë përvojën e saj në luftën kundër pandemisë me botën dhe ka dërguar ekspertë për të ndihmuar vendet e tjera në kontrollin e pandemisë.

Samiti i G-20 është mbledhur në një kohë ndërsa bota po rrezikon një recesion ekonomik global. Bankat qendrore të vendeve kanë rritur normat e interesit për të frenuar inflacionin, ndërsa çmimet përpiqen të kthehen në nivelet para pandemisë. Banka Botërore raporton se këto rritje, së bashku me stresin e tregut financiar, mund të çojnë në ngadalësimin e rritjes globale të PBB-së nga 3.2% në 2022 në 2.7% në 2023, gjë që do të destabilizonte ekonomitë e mëdha dhe do të ngadalësonte ndjeshëm zbutjen e varfërisë në vendet në zhvillim. Ndërprerjet në lidhje me COVID-19, veçanërisht në Kinë, kanë bllokuar gjithashtu zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, duke shkaktuar pengesa në tregti dhe duke penguar aktivitetin ekonomik global. Presidenti Xi vuri në dukje që, "siguria e ushqimit dhe energjisë është sfida më e ngutshme në zhvillimin global, dhe se shkaku kryesor i krizave të vazhdueshme nuk është prodhimi apo kërkesa, por zinxhirët e ndërprerë të furnizimit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar".

Bali gjatë zhvillimit të samitit të G20-të, Indonezi(Foto:VCG)

Bali gjatë zhvillimit të samitit të G20-të, Indonezi(Foto:VCG)

Kina, si ekonomia e dytë më e madhe, është kontribuues kryesor i rritjes ekonomike globale, i zbutjes së presioneve inflacioniste si dhe të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve. Kina ka lehtësuar inflacionin e nivelit bazë, dhe është një nga kontribuuesit kryesorë në zhvillimin global. Politika zero COVID ka ndikuar përkohësisht negativisht në ekonomi, veçanërisht në tremujorin e dytë të 2022, por kjo politikë pritet të sigurojë rimëkëmbjen  ekonomike, duke parashikuar rritje në 4.4% të PBB në vitin 2023. Kina qëndron në zemër të zinxhirit global të furnizimit. Kina është një partner kryesor tregtar i mbi 130 vendeve dhe ka ofruar ndihmë zhvillimore për më shumë se 160 vende në nevojë.

Kina vlerëson që zinxhirët industrialë dhe të furnizimit duhet të konsiderohen të mira publike. Ajo ka ndërmarrë veprime konkrete për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit dhe të sigurohet që njerëzit e të gjitha vendeve të ndajnë frytet e zhvillimit. Presidenti Xi, ka theksuar se : “ruajtja e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit është një garanci jetike për promovimin e zhvillimit të ekonomisë botërore dhe u shërben interesave të përbashkëta të njerëzve në nivel global”. Kina është shprehur e gatshme të punojë me vendet e tjera për të kapur mundësitë e reja të paraqitura nga revolucioni më i fundit shkencor dhe teknologjik dhe transformimi industrial, dhe të ndërtojë një sistem global industrial dhe të zinxhirit të furnizimit që është i sigurt, i qëndrueshëm, efikas, i hapur, gjithëpërfshirës dhe reciprokisht i dobishëm.

Bali gjatë zhvillimit të samitit të G20-të, Indonezi(Foto:VCG)

Bali gjatë zhvillimit të samitit të G20-të, Indonezi(Foto:VCG)

Kina po e shtyn përpara zhvillimin e saj të qëndrueshëm në tre fusha kryesore në çrrënjosjen e varfërisë ekstreme, në ndërtimin e një “qytetërimi ekologjik” dhe në kontributin e klimës globale. Duke radikalizuar varfërinë ekstreme në vitin 2020, Kina ka përmbushur objektivin e reduktimit të varfërisë dhjetë vite, përpara afatit kohor të parashikuar duke kontribuar në 70% të përfitimit në reduktimin e varfërisë globale. Diferencat midis zonave urbane dhe rurale dhe midis rajoneve të ndryshme për sa i përket shërbimeve të arsimit, të shëndetësisë, të infrastrukturës dhe internetit, po ngushtohen vazhdimisht së bashku me zgjerimin e rrjetit të sigurimeve shoqërore dhe përmirësimin e shërbimit publik universal. Paralelisht, koncepti i një "qytetërimi ekologjik" mbetet një prioritet dhe ka gjetur një konsensus të gjerë të shoqërisë. Në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe kalimin drejt zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët, qeveria kineze ka promovuar industri me karbon të ulët si zhvillimi i energjisë së rinovueshme, dhe të qyteteve me nivel të ulët të karbonit me një transport publik më të mirë. Kina ka vendosur si objektiv të ketë kulmin e karbonit deri në vitin 2030 dhe neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060.

 

Prof. Dr. Petraq Milo