Kina, partnere kryesore e vendeve të Azi-Paqësorit
2022-11-19 17:04:54

Midis datave 18-19 nëntor 2022, u zhvillua në Tailandë, takimi i vendeve të APEK-ut. Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) është një forum ekonomik rajonal me 21 ekonomi anëtare në të gjithë rajonin Azi-Paqësor, themeluar në vitin 1989 dhe vlerë thelbësore në promovimin e integrimit ekonomik rajonal dhe botëror, tashmë është një ndër blloqet më të rëndësishme shumëpalëshe të nivelit më të lartë në botë, me një ndikim të rëndësishëm global.

Kryministri tajlandez()

Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha në takimin e APEK-ut(Foto:VCG)

Aktualisht, APEK ka 21 vende anëtare, që synojnë të krijojnë prosperitet më të madh për njerëzit e rajonit, duke promovuar një rritje të ekuilibruar, gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, inovative dhe të sigurt dhe duke përshpejtuar integrimin ekonomik rajonal. Ndër vendet anëtare përmendim Kina, SHBA, Rusia, Kili, Australia, Kanadaja, Indonezia, Japonia, Malajzia, Koreja, Filipinet, Singapori, Tailanda, etj. Ndërsa India, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka, Mongolia, Laosi, Kamboxhia, Kosta Rika, Kolumbia, Panamaja, Ekuadori, etj., kanë aplikuar tashmë për anëtarësim në APEK.

Tre shtyllat e agjendës së APEK fokusohen në (1) Liberalizimin e Tregtisë dhe Investimeve, (2) Lehtësimin e biznesit dhe (3) Bashkëpunimin Ekonomik e Teknik, ndërsa deviza e APEK është: Të hapur ndaj të gjitha mundësive – Lehtësim i tregtisë dhe investimeve, duke përfshirë përfshirjen financiare, lehtësinë më të madhe të të bërit biznes dhe krijimin e një mjedisi favorizues, si dhe fillimin e fryme lehtësimi për marrëveshjet e tregtisë së lirë, për të çuar përpara integrimin ekonomik rajonal të APEK, duke përfshirë edhe çështje të tjera ekonomike dhe tregtare, si tregtia elektronike dhe ekonomia digjitale, etj.

Kina, si anëtare e rëndësishme në APEK synon rigjallërim të tregtisë, biznesit dhe investimeve në një rajon që ka shumë mundësi dhe burime të mjaftueshme natyrore, financiare dhe njerëzore. duke përdorur teknologjinë digjitale për të përshpejtuar lidhjen brenda rajonit, dhe mbajtjen e balancave në të tëra aspektet, duke promovuar rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke eksploruar modele dhe praktika ekonomike që kanë prioritet adresimin e ndryshimeve klimatike dhe sfidave të tjera serioze mjedisore të rajonit së bashku me rritjen ekonomike të fuqishme dhe elastike, duke siguruar një pjesëmarrje të të gjithë shoqërisë dhe duke ofruar përfitime të barabarta për të gjithë njerëzit.

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me kryeministrin tajlandez Prayuth Chan-ocha(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me kryeministrin tajlandez Prayuth Chan-ocha(Foto:Xinhua)

Ky ishte edhe takimi i parë në të cilin morën pjesë kryeministrin australian Anthony Albanese, presidentin kilian Gabriel Boric, presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol, presidenti i Filipineve Bongbong Marcos, kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, presidenti peruan Pedro Castillo, kryeministri i Malajzisë Ismail Sabri Yaakob dhe kryeministri japonez Fumio Kishida.etj, që e kanë pritur me emocione dhe pozitivitet këtë takim për të vendosur kontakte personale me liderin e Kinës Xi Jinping, kjo pasi tashmë Kina, që organizoi me sukses para disa javësh Kongresin e Partisë Komuniste Kineze, ku u hidhën piketat për vitet që vijnë dhe për qasjen moderne të Kinës ndaj ideve transnacionale, globale, internacionale, rajonale e lokale, ka një marrëdhënie të veçantë ekonomike, biznesi dhe tregtie me vendet e APEK, pasi me këto vende tregtia e saj përbën rreth 70% të të gjithë tregtisë globale të Kinës. Vendet e APEK e shohin Kinën edhe si një ndër partnerët kryesorë tregtarë në Organizatës Botërore të Tregtisë, duke u shndërruar në partnerë strategjikë dhe dinamikë, partneritet që ka shërbyer prej vitesh edhe si një shtyllë e rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Azi-Paqësor dhe në botë.

Padyshim që vendet e tjera anëtare të APEK janë të interesuara që të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin politik, ekonomik dhe social me Kinën, që tashmë është një ndër ekonomitë më të mëdha globale në termat e prodhimit dhe tregtisë dhe lidershipi kinez e trajton anëtarësimin në APEK si një kanal të rëndësishëm për pjesëmarrjen e Kinës në procesin e globalizimit ekonomik botëror dhe ndërlidhjes ekonomike rajonale, si dhe për promovimin e reformës, hapjes dhe zhvillimit ekonomik.

Presidenti kinez Xi Jinping në takim(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping në takim(Foto:Xinhua)

Në fjalën e tij, në Takimin e APEK, Presidenti Xi vuri në dukje se “Azia-Paqësori është shtëpia e përbashkët dhe fuqi e rëndësishme e rritjes ekonomike globale. Sot bota ka ardhur në një udhëkryq tjetër historik dhe kjo e ka bërë rajonin Azi-Paqësor edhe më të rëndësishëm dhe më të spikatur në pozicionin dhe rolin e tij. Përballë rrethanave të reja, ne duhet të bashkojmë duart së bashku për të ndërtuar një komunitet Azi-Paqësor me një të ardhme të përbashkët dhe për ta çuar bashkëpunimin Azi-Paqësor në një lartësi të re”, tha ai.

Kina në këtë takim propozoi: (1) ruajtjen e paanësisë dhe drejtësisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e një Azi-Paqësori në paqe dhe stabilitet, duke synuar respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bashkëpunimin, përfshirë edhe konsultimet midis të gjitha palëve, me synim vizionin e sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, pa ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke respektojnë rrugën e zhvillimit dhe sistemin shoqëror të zgjedhur në mënyrë të pavarur nga njerëzit e secilit vend, duke promovuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve midis vendeve përmes dialogut dhe konsultimit, duke marrë pjesë aktive në qeverisjen globale, për të patur një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më të arsyeshëm, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin Azi-Paqësor dhe më gjerë, (2) qëndrim të përkushtuar ndaj hapjes dhe gjithëpërfshirjes dhe stabilizimin e prosperitetit për të gjithë në Azi-Paqësor, duke vazhduar në rrugën e hapjes së rajonit, forcimin e koordinimit mbi politikat makroekonomike, krijimin e zinxhirëve rajonalë të furnizimit dhe industrive të lidhura më ngushtë, duke promovuar liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, e duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme në fushën e integrimit ekonomik rajonal për realizimin e zonave të lira ekonomike dhe me standard të larta në Azi-Paqësor, duke garantuar se zhvillimi është me njerëzit dhe për njerëzit, dhe se frytet e këtij zhvillimi të ndahen mes njerëzve. Për këtë Kina zotohet se do të punojë me palët e tjera për zbatimin e plotë dhe me cilësi të lartë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) dhe do të vazhdojë të punojë drejt bashkimit me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP) dhe Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA), me qëllim të nxitjes së zhvillimit të integruar të rajonit. Kina do të konsiderojë mbajtjen e Forumit të tretë Brez dhe Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar vitin e ardhshëm për të dhënë një shtysë të re për zhvillimin dhe prosperitetin e Azi-Paqësorit dhe botës, (3) përpjekje për zhvillim të gjelbër dhe me pak karbon dhe sigurimin e një rajoni Azi-Paqësor të pastër dhe të bukur, që arrihet me anë të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe teknik, përshpejtimin e zhvillimit të koordinuar digjital e të gjelbër, avancimin e tranzicionit dhe të përmirësimit të burimeve energjetike, dhe strukturave industriale dhe të konsumit, duke promovuar zhvillimin e gjelbër ekonomik dhe social. Kina do të ofrojë mbështetje për zbatimin e Objektivave të Bangkokut për Ekonominë Bio-Circular-Green (BCG), i cili synon të avancojë mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në mënyrë të koordinuar. 

Takimi i liderëve të APEK-ut(Foto:VCG)

Takimi i liderëve të APEK-ut(Foto:VCG)

Vendet e Azi-Paqësorit janë të mirëseardhura të marrin pjesë aktive në Iniciativën e Zhvillimit Global (GDI) dhe të përmirësojnë bashkëpunimin praktik në reduktimin e varfërisë, ushqimin, energjinë, shëndetin dhe fusha të tjera, (4) duke pasur parasysh të ardhmen e përbashkët dhe duke e bërë Azi-Paqësorin një rajon ku të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin, ky rajon duhet të shikohet nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë, duke shfaqur besim të ndërsjellë, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim reciprokisht të dobishëm, duke u kujdesur për njëri-tjetrin si pasagjerë në të njëjtën varkë, duke ecur në mënyrë të qëndrueshme drejt një komuniteti me një të ardhme të përbashkët.

Në fund të fjalëve të tij, Presidenti Xi citoi një proverb tajlandez që thotë: “Ti korr atë që mbjell, dhe tashmë është koha për të kultivuar, ushqyer dhe nxitur lulen e lulëzuar të zhvillimit të përbashkët të Azisë-Paqësorit”, duke shtuar se “Rajoni i Azisë-Paqësorit është oborri i askujt dhe nuk duhet të bëhet një arenë për garat e fuqive të mëdha”, pasi “çdo përpjekje për të politizuar dhe armatosur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, nuk do të lejohet kurrë nga njerëzit apo nga koha jonë”.