CMG-ja: Katër sugjerimet kineze promovojnë zhvillimin e Azi-Paqësorit
2022-11-19 16:11:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fjalimin e mbajtur të premten në takimin e 29-të jozyrtar të udhëheqësve të APEC-ut, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti 4 sugjerime për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të Azi-Paqësorit.

Popullsia në rajonin e Azi-Paqësorit zë 1/3-ën e popullsisë botërore, vëllimi i përgjithshëm ekonomik i të cilit mbulon mbi 60 për qind të atij botëror. Gjatë dhjetëra viteve të kaluara bashkëpunimi ekonomik i Azi-Paqësorit ka pasur rezultate tërheqëse, ndërsa rajoni është bërë motori i rritjes ekonomike globale.

Në situatën e përhapjes epidemike, të ngritjes së proteksionizmit tregtar etj., 4 sugjerimet “mbrojtja e drejtësisë ndërkombëtare”, “këmbëngulja në hapjen”, “këmbëngulja në zhvillimin e gjelbër” dhe “ndërtimi i fateve të përbashkëta” të paraqitura nga presidenti Xi Jinping, janë në favor të përballimit të sfidave aktuale.

Kina ka marrë përfitime nga zhvillimi i Azi-Paqësorit dhe deri në vitin 2020, vëllimi tregtar mes saj dhe anëtarëve të APEC-ut arriti në 2.87 trilionë dollarë. Në fjalimin e tij, presidenti Xi Jinping u shpreh se Kina dëshiron të punojë së bashku me palët përkatëse për të zbatuar në mënyrë të plotë “Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal” (RCEP), duke promovuar në vazhdimësi anëtarësimin në “Marrëveshjen e Gjithanshme e Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit” (CPTPP) dhe “Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Digjital” (DEPA). Lidhur me këtë të fundit, drejtorja ekzekutive e Sekretariatit të APEC-ut Rebecca Fatima Sta Maria u shpreh se Kina po luan dhe do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në promovimin e integrimit ekonomik rajonal. (Fani)