Presidenti kinez nxit përpjekjet për të ndërtuar bashkësinë me të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit
2022-11-18 15:12:28

Foto: VCG

Presidenti kinez ka nxitur përpjekjet për të ndërtuar një bashkësi  me një të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit dhe për ta ngritur bashkëpunimin rajonal në një lartësi të re.

Në një fjalim në Mbledhjen e Udhëheqësve Ekonomikë të APEC-ut, kreu i shtetit kinez u kërkoi gjithashtu anëtarëve të APEC-ut të mbështesin drejtësinë ndërkombëtare për të ruajtur paqen e stabilitetin rajonal dhe të përkushtohen ndaj hapjes e përfshirjes, për të krijuar begati të përbashkët për rajonin.

Presidenti kinez theksoi gjithashtu zhvillimin me karbon të ulët dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Mbledhja e Udhëheqësvei të APEC-ut po mbahet në Bangkok të Tajlandës. (Çang Çuo)