Shefi i IAEA shpreson për takimin e Iranit këtë muaj
2022-11-18 15:21:06

Foto: VCG

Edhe pse Shtetet e Bashkuara ndërprenë bisedimet e tyre bërthamore me Iranin, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ende ka shpresa për bashkëpunim të suksesshëm me Republikën Islamike, shkruan “CGTN”.

Shefi bërthamor i Iranit tha se asnjë udhëtim i IAEA-së në Teheran nuk është në rendin e ditës. Ndërsa, shefi i IAEA-së Rafael Grossi deklaroi më pas se shpresonte që një takim dypalësh do të ndodhte më vonë këtë muaj.

Marrëdhëniet e IAEA-së me Iranin janë thellësisht të trazuara.

Bordi i guvernatorëve të agjencisë pritet të miratojë një rezolutë tjetër që dënon mungesën e vullnetit të Iranit për të shpjeguar gjurmët e uraniumit të gjetura në tre vende të padeklaruara iraniane. Irani e ka hedhur poshtë draftin e kësaj rezolute, duke e cilësuar përmbajtjen e saj të pavërtetë.

Megjithatë, duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar shpresat për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Iranit i kanë mbetur pak mundësi nëse dëshiron që sanksionet perëndimore të hiqen. (Fatosi)