Xi mbërrin në Tajlandë për Takimin e 29-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-u
2022-11-17 19:04:09

Pasditen e së enjtes, presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Bangkok të Tajlandës për të marrë pjesë në Mbledhjen e 29-të të Liderëve të APEC-ut. Kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha dhe zonja e tij, si edhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, kishin dalë për ta pritur presidentin Xi në aeroport. 

Roja e nderit ishte rreshtuar në të dy anët e tapetit të kuq, ndërsa të rinj vendas me kostume të bukura kombëtare shprehën mirëpritjen e ngrohtë  përgjatë rrugës. Gjithashtu në rrugë kishte shumë banderola ku shkruhej “Mirë se erdhët!” në gjuhën kineze dhe atë tajlandeze. 

Ding Xuexiang, Wang Yi, He Lifeng dhe zyrtarë të tjerë e shoqërojnë presidentin Xi Jinping në këtë vizitë në Tajlandë.  (Fang Xiaoyu/Artan)