SHBA, rritet numri i fëmijëve të prekur nga COVID-19 në spitale
2022-11-17 16:53:36

nga VCG

Sipas të dhënave të  Qendrës  amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC), cituar nga CNN,  mbi 2400 fëmijë të prekur nga COVID-19  po trajtohen në spital, duke shënuar rritje 3 herë të numrit të tyre, krahasuar me një javë më parë. Raporti shton se deri tani  vetëm 5% e nxënësve kanë pranuar vaksinën përforcuese të COVID-19. 

Ndër të tjera në raportin e CNN theksohet se numri i të moshuarve amerikane të prekur nga virusi, të cilëve u nevojitet trajtim mjekësor në spital është rritur mbi 10 herë. Sipas infeksionistëve, qeveria amerikane lehtësoi masat mbrojtëse kundër  COVID-19 dhe nuk ndërmori masat e mbikëqyrjes për përhapjen e viruseve të rrugëve të frymëmarrjes, duke shkaktuar një përhapje të madhe të sëmundjeve ngjitëse. (Xu Guang)