Peng Liyuan u takua me bashkëshorten e presidentit të Indonezisë Iriana Joko Widodo
2022-11-17 16:12:43

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit të Kinës Xi Jinping, shprehu shpresën se Kina dhe Indonezia do të forcojnë shkëmbimet për rritjen e  mirëqenies së qytetarëve, me synim promovimin e përmirësimit të saj.  

Peng i tha këto gjatë takimit të mërkurën me zonjën e parë të Indonezisë, Iriana Joko Widodo.

Peng Liyuan vlerësoi lart entuziazmin e Irianas për mirëqenien publike dhe e njohu atë me politikat aktive dhe arritjet e Kinës në trajtimin dhe parandalimin e tuberkulozit dhe të sidës.

Zonja e parë e Kinës, Peng Liyuan ka shërbyer si ambasadore e vullnetit të mirë të OBSh-së për tuberkulozin dhe sidën qysh prej qershorit të vitit 2011. Për vite me radhë ajo ka bërë përpjekje në luftën globale kundër këtyre sëmundjeve.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Gjatë aktivitetit të të mërkurës, studentët në Institutin Konfuci të Turizmit pranë Universitetit Udayana në Bali  të Indonezisë, të veshur me kostume popullore, kënduan në gjuhën kineze këngën indoneziane "Lumi i bukur Solo". Peng vlerësoi  interpretimin e studentëve dhe përgëzoi muzikantët shoqërues. 

Urimit të disa studentëve indonezianë në gjuhën kineze "Përshëndetje, Nënë Peng!", ajo iu përgjigj me kënaqësi.

 Zonja e parë e Kinës Peng i pyeti studentët për studimet dhe jetën e tyre dhe i inkurajoi të vazhdojnë të mësojnë me zell gjuhën kineze, duke shprehur  dëshirën që më shumë të rinj indonezianë të vizitojnë Kinën, të mësojnë kulturën kineze dhe të bëhen misionarë të bashkëpunimit Kinë-Indonezi. (Wang Lei/ Eda)

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua